Sunday, August 9, 2009

Zoti ynë mos na i lako zemrat tona pasiqë na i drejtove.



"Zoti ynë mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhurues i madh.'' (Ali Imran, 8)

Një ndër organet më me rëndësi në trupin e njeriut padyshim është zemra, jo vetëm ana fizike por edhe ajo shpirtërore & morale varen nga zemra..

Dikush nga të parët tanë ka thënë: '' Problemi i zemrës, është zemra e problemit ''

Të gjitha problemet, si ato individuale, familjare, shoqërore, burimin e kanë nga zemra.

Në Kur'an përmenden fjalët Kalb dhe Fuad, që të dyja nënkuptojnë zemrën.

Por Kalb përmendet 132 herë, kurse fuad 16 herë, kalb përfshinë anën fizike, por edhe atë shpirtërore, ndërsa fuad më shumë nënkupton anën shpirtërore.

Zemra është vatër e ndjenjave, ndërgjegjes, vetëdijes, mund të jetë e mirë ose e keqe, e shëndoshë ose e prishur. Pejgamberi s.a.v.s në një hadith thotë: '' All-llahu xh.sh. nuk shikon në pamjen dhe trupin tuaj, por shiqon në zemrën dhe punët tuaja''


All-llahu xh.sh. shiqon të gjitha anët, por qëllimi kryesor i hadithit është se tek Allahu nuk është e rëndësishme a je i plak ose i ri, je i bardh ose i zi, i pasur ose i varfur, por shiqon çiltërsinë e zemrave, dhe punëve.

All-llahu xh.sh. nëpërmjet ajeteve kur'anore na paralajmëron se çfarë ka përgaditur për ata që kanë zemra të pastërta.

'' Ditën kur nuk bën dobi as malli as fëmijët. Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë, e xhenneti u afrohet atyre që ishin të devotshëm. (E shuaraë / 88-90 )''


Ndërsa besimtarëve të rruajtur xhenneti u afrohet krejt afër, kjo është ajo që u premtohej për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë, Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e pare, dhe ka qenë i kthyer tek Ai me zemër të sinqertë. ( U thuhet ) hyni në të, të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme. (Kaf 31 / 34 )


Dijetarët përmendën disa elemente që janë shkaktarë të prishjes së zemrës:

- Arroganca dhe mendjemadhësia

- Xhelozia dhe lakmia

- Dyshimi

- Zemrimi

- Koprracia

- Dëshira e flaktë për famë pozit dhe emër.


Mjekimi nga këto cilësi është t'ia kujtojmë vetes se kjo botë është e kalueshme, është thjesht një fushë veprimi për ne, dhe se pritet përgjegjësi në botën tjetër. Obligim i zemrës është të ketë çiltërsi, besim, të i jetë përkulur Zotit, të jetë e kënaqur, tu iket dyshimeve, dhe të jetë sa më afër Zotit

Sipas disa dijetarëve hadithi i transmetuar nga N'uman ibn Beshir, përfshinë 1 / 3 e islamit " Vërtetë Hallalli është i qartë dhe Harami është i qartë, ndërmjet tyre janë gjërat e dyshimta që shumë njerëz nuk i dijnë, kush mbrohet nga gjërat e dyshimta, e ka siguruar në pikpamje të besimit dhe të nderit, ndërsa kush bie në gjërat e dyshimta ka rënë në të ndaluarën. Ngjashëm sikur bariu që ruan kopenë rreth vendit të ndaluar, në çast kopeja mund t'i ik ë dhe të kullosë në të.

Në trup është një organ, kur ai është i shëndoshë, tërë trupi është i shëndoshë, e kur ai organ është i prishur, prishet i tërë trupi. Ajo është ZEMRA "


Shkruan Dr. Muzzamil H. siddiki

Nga gjuha angleze: Hafsa XHEMAILI