Monday, August 10, 2009

Pyetje-Përgjigje...



Nga gjuha Angleze: Hafsa XHEMAILI


Pyetje për Abd al-Rahmaan al-Barraak.


Sa është e vërtetë se dita e kijametit do të ndodh më 10 Muharem dita e premte???

Anonim: Selamun alejkum. Pyetja ime është në lidhje me ditën e llahtarisë së madhe. Kam lexuar hadithe në përmbledhjet sahih që flasin për ditën e kijametit ku thuhet se do të jetë 10 muharem dita e premte. Në qoftë se në Arabinë saudite është e premte, atëher në USA është ditë tjetër, konkretisht në të njejtën kohë nuk është e premte në gjith botën, ju lutem më përgjigjeni se kjo gjë më ka shkaktuar konfuzion shpesh herë…


We alejkum selam…Ç’dokush që mundohet të paraqes një datë të caktuar për ndodhinë e asaj dite të madhe thjesht është mashtruar sepse ai cast nuk është publikuar nga ana Allahut xh.sh. Ai flet në Kur’an për ketë ditë:“ Të pyesin ty Muhammed për casten ( katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodh ai. Thuaj atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbuloj kush pos Tij ( e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Ç’ështja e tij ( se kur do të ndodhë ) është preokupim I rëndë ( për krijesat) në qiej e në tokë. Katastrofa nuk ju vjen ndryshe vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: Për të di vetëm Allahu, por shumica e njerëzve nuk e dine. El- A’rafë / 187

Është shumë e vërtet se në hadith sahih flitet se ajo ditë do të jetë e premte, dhe ashtu do të jetë ngase Pejgamberi I Allahut nuk ka folë kote, por atë ditë sistemi I universit duke përfshij ditën, natën do të ndryshoj komplet, nuk I dihet ndoshta Amerika e sotme nuk do të ekzistoj atëherë. Kjo është në diturinë e Allahut, celsat e fshehtësisë janë vetëm tek Ai…


Pyetje për Shaykh Abdul Azeez Bin Baz.

Jam një student. Në fakultetin tonë mësojmë bashkë me gjininë e kundërt, dhe shpesh më bie rasti ti përshëndes femrat me selam, sa është e lejuar në univerzitet përshëndetja meshkuj e femra me " selam "


Bin Baaz :


Pikë së pari nuk lejohet studimi meshkuj e femra bashkarisht dmth në një klasë, mu ky është edhe shkaku kryesor për përhapjen e fitnes.

Nuk është e domosdoshme të përshëndetet gjinia e kundërt sidomos kur rethanat janë të tilla dmth shpeshtohet përshëndetja islame nga takimet e përditshme në fakultet.

Në anën tjetër nuk e ke të ndaluar të përshëndetesh me femrat e klasës me selam mirëpo duke mos ia dhënë dorën njëri tjetrit, dhe normal duke mos pasur për qëllim afrimin apo shoqërimin me të, sepse faktikisht këto janë rrugët që të cojnë deri te harami, andaj është më mire të mbyllen këto rrugë duke u ruajtur maksimalisht…

Vazhdon….