Sunday, August 9, 2009

Fuqia e besimit!!!






Nga gjuha Angleze: Hafsa XHEMAILI



Vërtetë jeta është si katër stinët e vitit , stinë, për të cilat na nxënë malli të vijnë, dhe stinë të atilla që i numërojmë minutat deri në mbarim.

Nëse hedhim një shikim shohim se viti fillon me stinën e dimrit, gjë që na kujton temperaturat e ftohta, borën , ngricat, megjithatë ne dijmë t'ia dalim mbanë në përditshmërinë tonë. Ne nuk ndalemi së vepruari, vazhdojmë shkollën, punën, vizitat për çdo ditë.

Bile edhe përgaditemi sa më mirë t'ia dalim në këtë stinë.

Pas gjithë atij ftohti të ashpër, shohim pranverën që sjell me vete: dashuri, shpresë, gëzim, hare, bile shohim shumë çifte të kurorëzuar, dhe shumë diploma në duar.

Ti je pasqyrë e mendimit tënd Nëse i besojmë thënies „ Ti je ngrënia yte'' do të duhet ti besojmë edhe thënies „ Ti je pasqyrë e mendimit tënd ''

Kjo është jeta, pas qeshjes vjen qarja, dhe anasjelltas, dhe se si do t'ia dalim mbanë, kjo varet prej nesh se me çfarë syri i shikojmë sendet. Është shumë e vërtetë se fati nuk është në kontrollin tonë, por e jona ngelë të gjejmë mënyrën se si të buzëqeshim edhe në situata të rënda.

"Thuaj: "Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga All-llahu xh.sh. Ai është ndihmëtar yni". Prandaj, vetëm All-llahut xh.sh. le t'i mbështeten besimtarët". (et-Tevbe, 51)

Në jetë ballafaqohemi me lloj lloj sprovash, humbim të dashurit tonë, pësojmë aksidente të rënda, qëndrimi ynë i dobët përpara sprovave nuk zgjedh asgjë, vajtimi ynë i pandërprerë nuk ndërron atë gjendje, por vetëm durimi është ilaçi i duhur.

"Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!" (el-Bekare, 155-156) -“INNA LIL-LAHI VE INNA ILEJHI RAXHIUN”.

Pejgamberi s.a.v.s në një hadith thotë: ' Nuk ka mirësi më të mirë dhe më të madhe që mund ti jepet dikuj se sa durimi, dije se triumfi është me durimin, Është e çuditshme çështja e besimtarit, nëse e godet ndonjë fatkeqsi, duron, dhe është mirë për të, e nëse i jepet një mirësi, ai falenderon dhe është mirë për të''

Kthehemi te emërtimi i kësaj teme, „ fuqia e besimit'' dijetarët thonë se durimi është gjysma e besimit, besimi i ngjanë trupit, koka e të cilit është durimi. Pejgamberi s.a.v.s poashtu thotë: „ Durimi është dritë „ duke sqaruar se fatkeqësitë që kalon njeriu gjatë jetës janë errësira, dhe këto errësira tejkalohen vetëm me durim.