Sunday, August 9, 2009

Ç'ka të nervozon më shumë???



Shkruan: Idriz Tewfik

Përktheu nga gjuha Angleze: Hafsa XHEMAILI



Disa njerëz çdoherë duken të nervozuar, ajo shihet në fytyrën e tyre, këta njerëz mund të eksplodojnë çdo minutë, presin vetëm ku t'ju vie shansa ta nxjerrin nervozën, dhe shpesh ndodh që një i pafajshëm të bjen sakrificë. Këta janë njerëzit më të vështirë, është jashtëzakonisht rëndë të punohet dhe të çohet jetë me to.

Ekziston dallim mes të qenurit nervoz, dhe mënyrën se si e shfaqë nervozën.

Disa njerëz e shfaqin pikërisht ashtu si e përmendëm më lartë, ndërsa dikush përkundër nervozës së madhe e shfaq atë në heshtje.

Mërzitja:

Çdokush prej nesh mërzitet, herë pas here. Nëse ne vërejmë se mërzitemi për gjëra të vogla, atëherë duhet të kërkojmë shkaqet pse ndodh ashtu. Pasi të gjejmë shkaqet, ne si musliman duhet të gjejmë edhe ilaçin e përmirësimit, të jemi më të qetë, më të butë, sepse kjo lidhet ngusht edhe me sjellejn e muslimanit, ai për gjëra të vogla nuk mërzitet, besimtari musliman është shembull për tjerët, të gjithë i përqëndrojnë sytë drejt muslimanëve, duke u munduar të kapen dikund për të kthyer gishtin tregues, kritikues ndaj tyre. Mirëpo është shumë normale që një musliman të mërzitet për gjëra që me të vërtet janë për t'u mërzitur.

Arsyet:

Fatkeqësisht disa gjendje na bëjnë me të drejtë të mërzitemi, p.sh vuajtja e vëllezërve dhe motrave në Palestinë, padrejtësitë që u bëhen, vrasja e shumë fëmijëve të pafajshëm, na bënë të ndjehemi keq, ngase muslimanët janë si një trup i vetëm. Besimtarët janë një, kur besimtarin e godet ndonjë brengë, kjo i brengos edhe besimtarët tjerë, kur besimtari gëzohet, edhe besimtarët tjerë janë të gëzuar.

Ose kemi shembullin tjetër, kur në Danimarkë u publikuan karikaturat fyese për të dashurin tonë Muhammedin s.a.v.s. shkaktoi mërzitjen e shumë muslimanëve në botë, me këtë ato e matën impulsin e muslimanëve, dhe reagimi i muslimanëve ishte shumë i butë përkundër fyerjes së madhe që u bë, Allahu thotë në Kur'an:

'' Nuk është e barabartë e mira me të keqen, andaj të keqen ktheje në mënyrën më të mirë, atëherë ai me të cilin kishit njëfar armiqësie, do të bëhet shoku i juaj më i afërt'' '' Pra të jeshë i durueshëm, Durimi është vetëm me ndihmën e Allahut, ti mos u pikëllo për ata e as mos u brengos për veprat që bëjnë, ska dyshim se Allahu është me të devotshmit dhe bamirësit'' 16 : 127 / 8

Poashtu në kur'an thuhet:

'' E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shprtërisht) ngase ju jeni më të lartit, nëse jeni besimtarë të sinqertë. '' 3: 139 '' Ne patjetër do t'i ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, si dhe ata që besuan edhe në ditën e prezantimit të dëshmive'' 40: 51


Të gjithë këto ajete na bëjnë që sillemi me butësi, edhe nëse kemi mundësi të hakmerremi. Kur për gjëra të mëdha që na bëjnë të mërzitemi Allahu na urdhëron direkt me ajetet më lartë që të durojmë, dhe ta frenojmë veten çka mbetë me gjërat e vogla, s'duhet bile as vetullat ti dredhim, që sigurisht dredhja e vetullave është reagimi më i vogël që mund të ekziston. Pejgamberi s.a.v.s i është lutur Allahut :

'' Zoti ynë, prej Teje kërkoj ndihmë dhe Ty të lutem të më mbrosh nga mërzitja dhe pikëllimi ''