Sunday, August 9, 2009

Kjo është porosi për ty, Zemër e fshehur, Një lule burimore.



Nga Boshnjakishtja: Hafsa XHEMAILI


Kjo porosi është për ty kultivuese e gjeneratave, prodhuesja e burrave fisnik.


Do përqendrohem vetëm në disa pika kryesore :
A e keni parë gurin e çmuar??? Pse njerëzit aq shumë e dëshirojnë kur ai është vetëm një cope guri i thjeshtë. Arsyeja, ndoshta pse nuk bie aq lehtë në dorën e çdokujt.

Po kështu është e ngjashme çështja e femrës.

Meshkujt e kanë të ndaluar të shohin ose prekin femrën, e gjithë kjo vetëm e vetëm për të ruajtur nderin e saj..

Ajo është si një xhevahir i paprekshëm, dhe e dashur për të gjithë..

A keni parë se si trëndafili vyshket e humbën bukurinë dhe shkëlqimin nga të prekurit e shumtë???

Kjo ndodh edhe me femrën dhe për këtë arsye ndalohet të preket përpos njeriut që e ka të lejuar me kontratë martesore, dhe kushdo që tenton të c`nderoj atë, meriton dënim deri në vdekje.

Kushdo që then besën bashkëshortore dhe që mashtron gruan e tij, meriton po të njëjtin dënim.


A keni parë si njerëzit vrapojnë pas xhevahirit, e jo xhevahiri pas njerëzve, e këtillë është edhe femra, si xhevahir i çmuar, femra është ajo që kërkohet, e jo ajo që kërkon.

Kjo mund të krahasohet me relacionin që ka udhëheqësi i shtetit me civilët, nëse çdokush do të mundej të flas direkt dhe të ulej bashkë me të, udhëheqësi nuk do të kishte prestigj në shoqëri, njëjtë femra është si një mbretëreshë që nuk i mundësohet çdokujt të flas me të ose ta shoqëroj, në përjashtim të disa rasteve kur komunikimi është i nevojshëm..


Zoti krijoi meshkujt të fortë fizikisht, dhe të qëndrueshëm, i obligoi ata për mirëmbajtjen e familjes, në anën tjetër gruaja është e ndjeshme, e butë dhe fisnike, për t'ju mundësuar asaj të kultivojë gjenerata të shëndosha. Gruaja që posedon aftësi të punoj punën e burrave, i jepet ajo e drejtë, dhe paguhet puna e saj njëjtë si e burrave. Asaj i lejohet të punoj çfarëdo profesioni për të cilën ajo posedon aftësi, derisa të mos rrezikohet shëndeti i saj fizik.

A ka diçka më me vlerë për njeriun se sa vet jeta e tij, në të vërtetë nderi dhe dinjiteti i femrës është mbi të gjitha..


Për këdo që dëshiron xhennetin, le ta dijë se ai është nën këmbët e nënës së tij. Kushdo prej jush që ka vajza, dhe i edukon ato më së miri, ato do të jenë shkak për shpëtimin tuaj nga zjarri.

Pejgamberi s.a.v.s urdhëroi "silluni mire me gratë'' poashtu tha:


"Më i mirë prej jush është ai që sillet mirë me gruan e tij''


"Askush nuk çnderon gruan përpos të çnderuarit, askush nuk e poshtëron dhe përbuzë atë, përpos të keqit, ligut dhe të poshtrit.