Sunday, August 9, 2009

Pirja e duhanit, haram, PSE???


Nga gjuha angleze: Hafsa XHEMAILI


Dëshmia se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhammedi s.a.w.s është i dërguari Tij, nënkupton se muslimani është i gatshëm t’i zbatoj të gjitha urdhërat e Allahut, dhe Pejgamberit s.a.v.s.


Islami është feja e Allahut, e shpallur me përmbledhje ligjesh, e dispozitash, konkretisht islami paraqet programimin e jetës së muslimanit, duke ia treguar dhe sqaruar të mirën dhe të keqen, në Kur’an thuhet:

“ Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët “ ( Beled - 10 )


Pra, a është haram pirja e duhanit???

Së pari ti shohim efektet e duhanit:Duhani është vrasës ngase: shkakton kancer në mushkëri, shkakton tuberkulozë, sëmundjet e zemrës etj, ndërsa Allahu na drejtohet në Kur’an.’’ Dhe mos e mbytni veten tuaj ’’ ( EN-Nisa-29 )’’ Mos e hidhni veten në rrezik ’’ ( El Bekare- 195 )

Kto dy ajete Kur’anore e bindin një arsye të shëndosh se pirja e duhanit është haram.

Pirja e duhanit është shpërdorim i pasurisë, e shpërdoruesi i pasurisë qortohet në Kur’an

’’ Ata që shpenzojnë tepër janë vëllezër të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij ’’ ( Isra/ 27 )

Ai që pin duhan është i padrejtë ndaj vetes, ndaj familjes, duke e djegur ngapak shëndetin e tij, dhe arkën e familjes. Duhanpirësi është shkaktarë i së keqes, sepse pin haptazi, në publik dhe kshtu i nxit edhe tjerët në pirje të duhanit. Pirja e duhanit shkakton shumë vështirësi, sidomos gjatë ramazanit, e bën agjëruesin të padurueshëm, ia vështirson edhe namazin, duke i shkaktruar probleme të frymëmarjes. Duhanpirësi i vjen erë e keqe, rrobave të tij, veturës etj... Nga pikat e lartëpërmendura kuptohet se duhani është lëndë e rrezikshme, andaj edhe është haram pirja e tij. Për ata që e pijnë duhanin, luteni Allahun tju ndohmoj të mos bëheni skllevër të duhanit. Mos u bën skllav i asaj lënde që e djeg shëndetin dhe pasurinë tënde.