Sunday, August 9, 2009

A janë të barabartë gratë dhe burrat tek Zoti...



Nga gjuha angleze: Hafsa XHEMAILI

-Përgjigjet janë nga më të ndryshmet kur vjen ne pyetje Zoti në krahasim me islamin tradicional..

Cdo banor i perendimit mendon (i eshte mbjell ne tru) se Islami eshte shumë shovinist dhe tiran ndaj gruas. Është shumë e vertetë se islami sot më shumë praktikohet nga muslimanët fanatik, megjithate ne islamin e vertetë, sic është shpallur ne kur’an asnjiher s`mund ti iket te vertetës.. Zoti per nga ana shpirterore femrat dhe meshkujt i trajton te barabart. Kur’ani na flet per ketë :

‘’Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre e tha: Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër, ju jeni nga njëri tjetri. / Ali imran : 195


Shume nga muslimanet e vendeve te ndryshme qe pranuan te ecin hapave te islamit, janë duke e trajtuar gruan si civile e klases se dytë, dhe disa nga këto gra pranuan ktë gjendje duke menduar se perkrahes I ideve të tyre është Islami, mirpo ashtu sic u cek në ajetin më lartë Zoti ne kur’an barazoi burrin dhe gruan per nga ana shpirtrore. Ky trajtim I ulet I poshtruar ndaj grave muslimane ne këto vende, është si rezultat I lënies apo braktisjes së kur’anit, duke refuzuar fjalen e Krijuesit, ne favor te disa haditheve te falsifikuara, qe zbresin gruan ne nivel te kafshëve, majmunëve etj...

Respekti dhe e drejta e plotë që u është garantuar grave muslimane nga Krijuesi, nuk mund të mposhtet nga nje shkrues rrenacak.. Megjithse Zoti ne kur’an permendi barazin mes burrit dhe gruas, muslimanët tradicional që i japin prioritet me shume hadithit se sa kur’anit, cdoherë e kujtojnë gruan ne kontekst te ktij hadithi :

‘’ Gratë për nga natyra, moralisht dhe fetarisht janë të dobëta’’ ". (Bukhary).

Kjo është cka shkruan imam Bukhariu, e jo chfar thot Zoti, e as me pak i Derguari s.a.v.s

Që predikoi mesazhin hyjnor, kur’ani gjithmonë ka qenë kundër ktij fenomeni..

Është e ditur se gratë janë më te dobëta se burat për nga forca, hadithi I lartëpermendur I përshkruan si ‘’Naturally defective’’ ‘’Të dobta për nga natyra’’, mirëpo ata haruan se gratë janë të pajisura me disa cilësi (kualitete) natyrore që ua paraprinë meshkujve, sic është aftësia e t’ju dale mbanë halleve, t'ju rrezistuar vuajtjeve, aftësia e tyre për lindjen e fëmijve etj…

Poashtu në hadithin e lartëpërmendur gruaja shihet si ‘’Morally defective’’ ‘’ moralisht e dobët’’duke injoruar faktin se pjesa më e madhe e të burgosurve për vrasje, dhunim, dhe abuzim te fëmijëve janë meshkuj. Poashtu ne hadith femra shihet si ‘’religiously defective’’ ‘’ e dobët fetarisht’’ duke u bazuar në mosfaljen dhe mosagjërimin e gruas gjatë ciklit menstrual, poashtu duke e bërë të ndaluar shkuarjen e gruas ne xhami bile në lutjet e së premtes. Problemi qëndron në atë se në konsiderat po miren fjalët e individëve duke lënë anash atë që shpalli Zoti..S

ipas tyre del se gruaja është e pamundur të praktikoj islamin e saj gjat gjithe jetës më shumë se 25 % ( me shum përqindje grate janë në cikël), atëherë është për tu cuditur me hadithin ‘’ shumica prej banorëve të xhehen-nemit janë gra’’

Megjithatë atë që shpalli Zoti në Kur’an është krejtsisht tjetër, barazia mes burrit dhe gruas është cekur në ajetet në vijim :

‘’kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhen-net dhe nuk ju bëhet aspak padrejtsi. En Nisa / :124

Poashtu në suren EnNahël Ajeti 97 thuhet:

‘’ Kush bën vepër të mire qoftë mashkull ose femër, duke qenë besimtarë, ne do ti japim nji jetë të mirë në ktë botë,e në botën tjetër do tu japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.’’

Në vijim në suren Gafir ne ajetin 40 thuhet :

‘’Kush bën ndonjë vepër të keqe ndëshkohet vetëm për atë sa është ajo, e kush bën ndonji vepër të mirë qoftë mashkull apo femër, po duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhen-net dhe shpërblehen pa masë.’’

Besoj se ka ardhur koha ti kthehemi kur’anit, te besojm All-llahun, para se të vije dita kur pajgamberi ynë s.a.v.s ti thotë Krijuesit

‘’ O Zoti im, vërtet populli Im ketë kur’am e konsideroi të hedhur ‘’ Furkan / 30