Sunday, August 9, 2009

Babai, nëna dhe fëmijët.


Përktheu nga gjuha Angleze: Hafsa XHEMAILI


Fjala “babi” është shumë e çmueshme dhe tingëllon shumë bukur në veshin e një prindi. Kjo fjalë vërteton se ai është “koka e familjes” dhe dominon në grupin “nëna dhe fëmijët”. Mirëpo, kur bëhet fjalë për edukimin e fëmijëve, ateherë nuk vepron vetëm koka e familjes, por edhe “qafa e familjes” apo NËNA.

Në të shumtën e rasteve burri krejt përgjegjësinë ia lë gruas. Pra, për neglizhencën dhe sjelljen e keqe të fëmijëve e fajëson gruan duke i thënë “sjellja e tyre është pasqyrë jotja!”. Mirëpo, që në përgjegjësi të mos fajësohet vetëm nëna dhe që të ketë një rezultat të mirëfilltë në edukimin e fëmijëve, është e patjetërsueshme që babai ta luajë rolin e tij që i është besuar që në lindjen e fëmijës.

Shumë njerëz besojnë se në një çerdhe mund të edukohen fëmijët nëpërmjet edukimit formal dhe me angazhimin e pedagogëve. Ekziston një thënie e vjetër “nusja regjistrohet në çerdhen e saj të re, në shkollën e burrit të saj” që nënkupton se nusja mëson shumë nga familja e saj e re, nga shoqëria që e rethon nga tradita e tyre dhe nga ambienti në të cilin ajo e gjen veten.

Burri është shembull për familjen e tij, ai vepron me mençuri, ai i hudh pas shpine të gjitha gjestet e papjekura të gruas së tij, duke u përpjekur ta frymëzojë atë me pjekurinë e tij, ai është i kujdesshëm dhe i dashur për familjen.

Orët e para të mësimit fëmijët i kalojnë me nënën e tyre, ku ajo ua përgatit trurin fëmijëve se si ata t’i kuptojnë msimet e babait, ai gjen metoda të përshtatshme se si t’i disiplinojë fëmijët, duke ndarë një pjesë të kohës së tij për t’ua mësuar Islamin, pra, praktikisht në këtë mënyrë ngritet vetëdija shoqërore.


Çfarë duhet të bëjë një burrë për të qenë prind i mirë???


Ai, para se të martohet, e përgatit veten që të jetë i durueshëm, tolerues, i dashur, zemërbutë dhe i gatshëm për çdo gjë që e pret në jetën bashkëshortore.


Jeta në shtëpi..

Për të krijuar një atmosferë të mirë në shtëpi, dirigjentë kryesorë janë babai dhe nëna, duke u caktuar fëmijëve një orar se si ta kalojnë ditën, kuptohet që brenda orarit të ketë vend edhe për rekreacion, zbavitje dhe doemos një kohë të caktuar të flitet për Islam, duke u ndërruar herë babai, herë nëna që të mos u bëhen monotonë fëmijëve, kështu do të munden që të krijojnë një ambient fetar në shtëpi, duke u bazuar në ajetin kur’anor:

“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej zjarri!” (Kur`an, 66: 6)


Poashtu kemi ajetin kur’anor:

“Thuaj: “Të dështuar në ditën e kijametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet! Vini re: ky është ai dështim i njëmendtë!” (Kur`an, 39: 15).


Burrit i takon që ta kënaqë edhe gruan e tij, me shaka me fjalë të mira që veshi i saj kënaqet t’i dëgjojë. Kështu, në njëfarë mënyre, gruas i shtohet dashuria ndaj burrit të saj, atëherë ajo kënaqet që t’i nënshtrohet burrit, të jetë e kujdesshme, besnike dhe ta rruajë pasurinë e burrit në kohën kur burri largohet nga shtëpia. Këtë e përshkruan hadithi i Pejgamberit alejhi selam, në të cilin thotë:

“Gruaja më e mirë është ajo, të cilën, kur e shikon, të gëzon, kur e urdhëron, të dëgjon dhe të respekton, e kur largohesh nga ajo e ruan pasurinë tënde dhe vetveten e saj!”. (Transmeton ebu Davudi dhe Hakimi).

All-llahu i Lartësuar përveçse e krijoi mashkullin dhe femrën për të bashkëjetuar, Ai mes tyre rrënjosi dashuri dhe mëshirë që të mund të jetojnë të qetë dhe të rehatshëm. Në Kur’an thuhet: “Dhe nga faktet e madhërisë së Tij është që për të mirën tuaj Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë) ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë!” (Kur`an, 30: 21).


Këtë artikull do ta përfundojmë me një anekdotë arabe:


“Syri i dashurisë është gëlltitës i çdo të mete bashkëshortore, ndërsa syri i urrejtjes është demaskues (zbulues) i çdo të mete, kështuqë në dashuri nuk ka dhomë për keqkuptime dhe në emër të mëshirës, çdo mëkat, çdo gabim është i falur!”.