Monday, August 10, 2009

Ty po të duket vdekje, e ajo është lindje...






Nga Boshnjakishtja: Hafsa XHEMAILI


I vetmuar rrijë ulur, sot nuk jam I aftë për asgjë, bile as nje fjale se kam fole gjate gjithe ditës. Askush asgje nuk më pyet, as qe kam hyrë ne roje sot, dhe askush s`ka ardhe te me thirre kur e kam ndërrimin.. Si duket edhe bashkëluftëtaret më kanë haruar, e dine se asgjë smund të më ndihmojnë, më mire është që të lënë krejt këtë në dorën time ta zgjedh..

Para 2 dite ndërroi jetë vajza e motres, sepse spitali mbeti pa frymëmarje artificiale (O2), a është e mundur kjo?

Vallë a është e mundur te ketë njerëz të tillë, që nuk lejojnë të depërtojnë barna brenda qytetit..? O Zot, a edhe fëmijtë duhet të torturohen? Si duket askush nuk ka ngelur për neve, se sikur të kishte ngelur, sigurisht se do na ndihmonin me armë që të mbrohemi.

‘’GJYKIMI MORAL’’ hmm s`vlenë asgjë, kush mendon për moral më..?

Pse unë kërkoj që dikush të mendoj për neve???

Edhe ajri që e thith është i mbushur me një erë që vetëm unë mund ta nuhas, disi i turbullt dhe i rëndë, sikur edhe në ajrin ndjej dhimbje, vuajtje, dhe vdekje…

E di se edhe për pak ditë, më asgjë nuk do ndjej, vdekja e natyrshme do varros mendimet e mia. Por a do të mund ta përballoj këtë motra ime? Asaj vdekja ime do ti lenë një vulë për gjithë jetën…’’

JA DIELLI ‘’ shiqoj shkëlqimin që ka, dhe sikur të mos ishte dielli do kisha luajtur mëndsh.

I vetmi shkëlqim që na ka ngelur në këtë qytet vjen mu prej diellit, I vetmi që s’na ka braktisur…

Sikur vetëm kjo jetë është e përkryer, dhe njerëzit sikur duan të shkatërrojnë këtë fenomen.. Origjinë njerzore e cmendur… ka vetëm një jetë dhe aq lehtë e vënë në lojë, ku do na cojë e gjithë kjo ??? Cfarë fati kemi ne???

Kushdoqoftë nuk mendoj se do i`a dilte mbanë. Kjo është e tmershme..

Nuk është e mundur që përmes torturave të të huajve të ndërtohet lumturia..

Më kujtohet një leksion që pata bërë në shkollë, dhe tash jam krenar që thura këto vargje..

Ditën që do vdes,

kur do sillet arkivoli im

Mos mendoni se do ndjej dhimbje që po lë këtë jetë

Mos qaj, mos thuaj : Humbje, humbje

Kur të më lëshojnë në varrë,

mos mendo se do humbas..

A mendoni se hëna dhe dielli me lindjen e tyre humbasin ???

Ty të duket Vdekje, e ajo është lindje.

Varri të duket errësirë, por shpirti ka fituar lirinë,

Cila është ajo kokërr që s’prishet kur hudhet në truall ???

E përse të dyshosh në kokrën (farën) e njeriut atëherë ???


Marrë nga ditari i nje ushtari boshnjak 1992