Sunday, August 9, 2009

Gruaja dhe politika, në Islam...







Nga gjuha angleze: Hafsa XHEMAILI

-Një ndër cështjet më të diskutueshme ne fenë islame për ata që nuk e dinë të vërtetën në Kur’an, është gruaja dhe roli i saj në sistemin politik dhe aftësia e saj për nji udhëheqje të tillë. A mund gruaja të marrë rrolë udhëheqës, dhe nëse jo cka e pengon atë?

-Përgjigje të qartë gjejmë në librin e shejtë Kur’anin. Zoti na sjellë shembuj ne Kur’an që të vërtetoj këtë prioritet, të na forcoj neve në këtë fe, p.sh

‘’Ne me të shpallur të këtij kur’ani, po të rëfejmë ty Muhammed më të bukurin rëfim, edhe pse para tij ishe nga të painformuarit’’ Jusuf / 3

‘’ Në tregimet e tyre të dërguarve pati msime për të Zotët e mendjes’’ Jusuf / 111
Roli i gruas në historinë botërore është paraqitur në mbretërinë e Belkisës, dhe Zoti na paraqiti këtë histori në Kur’an të qartësojë faktin se aftësia e gruas ne udhëheqsi politike nuk është e pamundur, dhe e refuzuar te Zoti. Ajo përfaqësonte interesat e shoqërisë, dhe një nga karakteristikat e saj ishte konsulltimi me njerzit e saj para se të mirrte ndonjë vendim,

‘’Ajo (Belkisa) tha : O ju pari mua më ka ardhur nji leter madhështore’’ En Neml / 29

Kjo na bën neve të kuptojmë se Zoti nuk vendoi asnjë ndales në pjesemarrjen e gruas ne politik. Përkundër "Islamit tradicional" dhe Haditheve te falsifikuara që ndalojn gruan në pjesmarje politike , Krijuesi nuk e ndalon këtë me Kur’an.. Por kjo ndales bazohet në paraqitjet shoviniste të njerëzve që shkruan libra të falsifikuara.. Në njërin prej haditheve( të falsifikuara) të njohura që më shumë ngjallë entuziazmin tek femrat për një pozitë të rëndësishme dhe edukatë të lartë është hadithi i percjelle nga Ebu Bekri i regjistruar më vonë në sahihu -l -Bukhari ku thotë se cfardo normë juridike e venduar nga ana e gruas nuk do të ketë sukses..-

Falsifiteti i këtij hadithi nuk është i vërtetuar vetëm gjatë historisë, por vetë proklamimi i Ebu Bekrit ( që njihet në historinë islame për ndëshkimin publik të dëshmitarëve të rrejshëm),.

Pavarsisht nga kjo histori e ndëshkimit të dëshmitarëve të rrejshëm, ne duhet të shiqojmë atë që Zoti pëlqeu për ne .