Sunday, August 9, 2009

Para se të jetë shumë vonë...





Nga gjuha angleze: Hafsa XHEMAILI


Një nga kurthet më të preferuar të shejtanit është ti bëj njerëzit të pëshpërisin në vete :Do ta bëj këtë së shpejti, pas një kohe shumë të shkurtër, ndoshta nesër, ose javën që vjen '' Ai bën që njeriu të shtyj afatin, të vonoj punët e mira, duke e bërë të ndjehet i sigurt në vetveten, dhe të jetë i kënaqur me gjendjen e vet. Njeriu gjithmonë i gjenë arsye vetes : '' Fillimisht studimet, e pasi të mbaroj studimet atëherë do të pendohem, do ta mësoj fenë time, dhe do ta praktikoj… Pasi mbaron studimet thotë të gjej një vend pune, më pas thotë pasi të martohem ose të kryej haxhxhin, dhe kështu vazhdon duke gjetë lloj lloj arsye.. Në ktë mënyrë njeriu i nxjerrë vetes pengesa, kështu vazhdon derisa të përballet me vdekjen. "Aq sa, kur t'i vijë vdekja ndonjërit prej tyre (mosbesimtarëve) thotë: "Zoti im! Më kthe prapë. Që të mund të bëj mirësi në çfarë kam mbetur mbrapa!" Jo, kurrsesi! (Kjo) është veç një fjalë që ai e flet, ndërsa pas është Berzakhu (perde, pengesë ndarëse) deri Ditën kur do të sillen përsëri në jetë." El Mu'minun 99-100. Qëllimi kryesor i shejtanit është pengimi nga nga punët e mira, dhe më së shumti i pëshpërit besimtarit duke i futur dyshime: Ti s'je kompetent të studijosh shkencat islame, s'je i aftë të thirrësh në Islam, edhe nëse je kompetent, nuk do ti përgjigjet askush thirrjes tënde… Ibn el Kajim thotë: Sa e sa njerëz të vendosur e të qëndrueshëm kanë stagnu nga pëshpëritja '' Më vonë '' Shejtani nuk pushon duke thirrë në përtaci, dhe papunsi… Shejtani i pëshpëriti edhe njeriut të parë, këmbës së parë që e shkeli xhennetin, dhe padyshim do të vazhdoj kështu deri në ditën e gjykimit… Në Kur'an thuhet: '' O bijt e Ademit, po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtet ai është armiku i juaj i hapët ?? … ( Jasinë / 60 ) ''

Pendohuni të gjithë te Allahu o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim '' ( En Nur: 31 )

All-llahu xh.sh thotë: "Por kushdo që pendohet pas krimit të bërë dhe kryen vepra të mira e të drejta (duke iu nënshtruar All-llahut) atëherë sigurisht All-llahu do ta falë atë (do t'ia pranoj pendimin). Pa dyshim që All-llahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë" (Maide 39).

Poashtu All-llahu xh.sh thotë: "Thuaj : O robët e mi që keni kaluar caqet kundër vetvetes (duke kryer ligësi e gjynahe) ! Mos i humbni shpresat nga mëshira e All-llahut, vërtet All-llahu i falë të gjitha gjynahet. Ai gjithnjë është Falës i Madh, Mëshirëplotë.

Dhe kthehuni me pendim e përkushtim me besim të vërtetë te Zoti juaj..." (Ez-zumer 53/54).