Monday, August 10, 2009

Të studiuarit dhe dituria...





Nga gjuha Angleze: Hafsa XHEMAILI


-Dituria dhe edukata kanë gradë të lartë në Islam, pikërisht dituria të ngrit në një pozitë të lartë duke të vlerësuar mbi të gjithë krijesat..
Pejgamberi s.a.v.s thotë: "Kushdo që merr rrugën për të fituar dituri, Allahu ia lehtëson rrugën për në xhenet"
-Të kërkuarit e diturisë është obligim për çdo kënd, duke mos kushtëzuar të jetë mashkull ose femër, bile të gjithë portat janë të hapura në çfarëdo lëmie të kësaj fushe.
Këtë e argumenton hadithi i Pejgamberit s.a.v.s: "Të kërkuarit e diturisë është obligim për çdo mysliman" ( ibn Maxhe)
Çdo komb synon të realizoj qëllimet dhe idetë e tyre në frymën e edukatës dhe diturisë, me çdo kusht që të rrënjosin në gjeneratat e ardhshme dëshirën dhe shpirtin për të arritur piedestalin më të lartë në fushën e diturisë.
Është pyetur një pedagog: Ku qëndron ardhmëria e shëndosh e një populli? E ai tha: "Më tregoni për edukatën e atij populli, t'ju tregoj për ardhmërinë e tyre"
-Të studiuarit në Islam është garancë e vetme e përparimit, me ndihmën e Allahut. Të vetmet mjete për të ndërtuar një ardhmëri të shëndosh janë virtytet e larta, karakteri fisnik, zhvillimi, qytetërimi, reforma, dhe mirëqenia..
Në Islam të studiuarit siguron paqe, mirëqenien e individit dhe shoqërisë qysh në këtë botë, por edhe në botën tjetër. Pejgamberi s.a.v.s thotë "Besimtari i fortë është më i dashur tek Allahu se sa besimtari i dobët"
-Islami nxitë në kërkim të diturisë, si një rrugë për te edukata, duke përmirësuar moralin, sjelljen, në këtë mënyrë të arrihet frikërrespekti ndaj Allahut. Në Kur'an thuhet: "Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët" Fatir /28
Armiqtë e Islamit mundohen që të shuajnë dritën e Islamit në gjitha mënyrat e mundshme. Në Kur'an thuhet: "Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë, dhe të bëheni të njëjtë,'' Nisa /89
Përpiquni shumë në kërkimin e dijes sepse kjo është arsyeja përse ju keni lënë qytetet tuaja, shtëpitë tuaja, familjet dhe miqtë tuaj. Është obligim për ju të gjithë që të luftoni në kërkimin e dijes dhe të studioni thellësisht - dhe jo thjeshtë për të marrë provimin , por për të marrë dijen. Pra përpiquni sa më tepër në kërkimin e dijes. Së fundi, i kërkoj Allahut që të na bëjë prej atyre që e shfrytëzojnë kohën në mënyrë të dobishme dhe sipas asaj që Allahu i Madhëruar na bëri përgjegjës."Kur Allahu ia donë të mirën ndonjë robi të Tij, Ai ia mundëson të kuptoj fenë...