Sunday, August 9, 2009

Të arrij më të lartën, ky është synimi im...




Nga anglishtja: Hafsa XHEMAILI




Shumë herë kemi ndëgjuar një thënie të vjetër: ‘’ Mos u ndjej i dobët kur dëshiron të realizosh planet t’ua ’’


Nga ana tjetër kemi hadithin e Pejgamberit s.a.v.s ku thotë:
‘’Kur ti luteni Allahut, lutuni për xhennetul Firdeusin’’ Që do të thotë të kërkojm prej Allahut më të mirën, shkallën më të lartë xhennetit.

Nga ky hadith kuptojmë se njeriu gjithmonë duhet të ketë synime të larta, aspirata të gjëra, por çfarë ndodhë nëse ende si kemi definuar planet dhe synimet tona ?

Cfar ndodhë nëse ende s’kemi marrë qëndrimet tona në jetë ???

Detyra jonë kryesore në këtë botë është adhurimi i Allahut, ky është urdhër nga Allahu:

‘’ Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos të më adhurojnë ‘’Dharijatë / 56

Prandaj para se të marrim qëndrimet tona duhet të shifet se a janë në suaza të Islamit dhe njëkohësisht me to të jetë i kënaqur Allahu xh.sh. Nëse synimet tona anojnë kah harami, atëherë synimi ynë bazë është i rrënuar…

Të gjitha punët janë rezultat i qëllimeve: Padyshim aspiratat e gjëra janë çelsi i sukseseve tona në të dy botrat. Mirëpo të jenë për hirë të Allahut xh.sh. p.sh nëse kemi për qëllim të studijojmë mjeksinë, nuk duhet të kemi për qëllim vetëm fitimin material, por duhet të bazohemi në ajetin kur’anor:

‘’ E kush e ngjallë një njeri ( bëhet shkak që të jetë ai gjallë ) është si ti ketë ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerzit ‘’El Maide / 32

Kështuqë kur të marrim vendimet, nuk duhet të dorëzohemi, ngase në këtë rrugë dalin njerëz si sabotues të planeve duke pretenduar se janë të parealizueshme, nëse tregohemi të dobët kjo tregon se nuk kemi qenë të mbështetur në Allahun.

Kur të vendosësh për diçka thuaj: Të jam dorëzuar ty plotësisht o Zot, çdo gjë që të keshë caktuar për mua e pranoj, pasi jam i bindur se e keqja nuk do të më vijë prej Teje, Unë do të sakrifikoj për të arritur atë që dua, por brenda në zemër të jam mbështetur ty o Zot, Pasi vetëm ti e ke në dorë rezultatin.

Dijetarët thonë që njerëzve u këputen shpresat nëse u këputen shkaqet për të arritur diçka, kurse besimtarit i shtohet shpresa te Zoti dhe më shumë në këtë rast, kjo pasi besimtari e lë në dorë të Zotit, dhe sido që të ndodhë është i sigurtë që Zoti ka vendosur atë që është më e mire për të.

‘’Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton Atij’’… Et Talak / 3

Planifiko dhe lodhu për të arritur qëllimin dhe për rezultatin mbështetju Allahut…

‘’ Puno për jetën e kësaj bote sikur mos vdesësh kurrë, dhe puno për botën tjetër sikur të vdesësh nesër ’’