Sunday, August 9, 2009

Jeton për të vdekur apo vdes nga dëshira për të jetuar...




Nga Boshnjakishtja: Hafsa XHEMAILI



'Thoni se e njihni Allahun, po ju nuk i bindeni Atij, e lexoni Kur'anin, por nuk e praktikoni, e njihni shejtanin, por vazhdoni të ndjekni atë, dëshmoni se e doni Muhammedin (savs) por nuk pasoni rrugën e tij, dëshmoni se jeni të përmalluar për xhennet,

''O njeri e njeh Allahun, dhe vazhdon te mos i bindesh, e kupton Kur'anin dhe vazhdon te mos e praktikosh, e njeh shejtanin dhe përsëri e ndjek atë'' Ali Hasan El-Halebi thotë : '


'Vdekja është e vrazhdë dhe realitet i frikshëm, që çdo qenie e gjallë ballafaqohet me të, askush nuk mund ta menjanoj, po as edhe njerëzit që janë përreth të vdekurit s'kanë mundësi ta parandalojnë, është diçka që ndodh çdo sekondë, që takon të riun dhe plakun, të pasurin dhe të varfërin, të fuqishmin dhe të dobëtin, është diçka që s`mund të planifikohet, të ndërmjetsohet ose ti shtyhet afati.


Në suren Xhumua ajeti 8 thuhet :


''Thuaj : Ska dyshim se vdekja prej të cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni tek Ai që e din të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar''

Poashtu ne suren Enbija 34 / 35 thuhet : '' Ne asnjë njeri para teje ( Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, mos do të mbesin ata përgjithmonë''?


''Cdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni tek Ne'' .


Në të vërtet është vdekja që u shkakton frikë shpirtrave, mirëpo ajo që pason pas saj është edhe më e frikshme, ku askush nuk mund t'i ik dënimit në varr, po edhe më e keqja që askush qoftë mashkull ose femër nuk e din përfundimin e tij, do jetë banor i xhen-netit gjerësia e të cilit është sa qiejt e toka, ose do jet i xhehen-nemit lënd e të cilit janë njerëzit dhe gurët.


Kur është pyet Abdullah ibn Ed-hemi rahmetullah alejhi për ajetin kur'anor ''Më thirni Mua Unë ju përgjigjem.''. [sure Gaafir 40:60]


Dhe thanë ne e thirrim Allahun, po Ai nuk na përgjigjet.. Atëherë ai është përgjigj: ''Thoni se e njihni Allahun, po ju nuk i bindeni Atij, e lexoni Kur'anin, por nuk e praktikoni, e njihni shejtanin, por vazhdoni të ndjekni atë, dëshmoni se e doni Muhammedin (sallallaahu 'alayhi wa sallam) por nuk pasoni rrugën e tij, dëshmoni se jeni të përmalluar për xhennet, por nuk punoni pë të, dëshmoni se keni frikë nga xhehhenemi, por nuk ndaloni së vepruari keq, poashtu dëshmoni se vdekja është realitet , dhe as që përgaditeni për të, u preokupojnë të metat e tjerëve, e nuk shiqoni të metat e juaja, hani të mirat e Allahut, e as që falenderoni Atë, ju varrosni të afërmit tuaj, dhe ende nuk merrni mësim.


Një shkrues bujar thurri vargje për jetën, se si ajo ka kufij dhe se fundi i saj padyshim do vijë..


Do vdes ai që kaloi jetën me drejtësi


Dhe ai që nga gjynahet ti thot STOP vetes s'pat aftësi


Do vdes luftëtari që bën xhihad


Vdes edhe ai që është në shtëpi rahat.


Vdesin ata që trajtojn veten si besimtar të vërtetë


Dhe vdesin ata që trajtojn njerzit si skllevër në jetë.


Do vdesin ata që derdhin gjakun me pa të drejtë,


Do vdes edhe kryelarti me ambicie në jetë….


Shaykh 'Alee Hasan al-Halabee thotë : ''Ngulite në mendje çastin e vdekjes, dhe kalimin tënd në botën tjetër, numro dhe kujto çdo gjynah që ke bërë gjatë ditës, dhe çdo vepër të mirë sado e vogël të jetë ajo, mendo për një të mirë që një ditë do të duhet shumë, atëherë mos ngurro bëre që sot, dhe mendo për çdo të keqe që do të doje të pastrohesh prej saj, atëherë mos ngurro, pastrohu që tani.